Telegrafi

Ujërat e akullta shuajnë dashurinë e flaktë të çiftit

Çifti u ka thënë shpëtimtarëve në Moskë se kishin shkuar deri tek ai vend, afër lumit Lihoborka River, për një puthje dhe një përqafim.

Por pasioni i tyre dëshmoi se ishte shumë i fuqishëm për frenat e automjetit dhe gjëja e radhës që kuptuan ishte se automjeti kishte rrëshqitur drejt e në ujë të ngrirë, raportojnë mediat ruse.

Shpëtimtarët nxorën me ndihmë të çikrikut vozitësin dhe të dashurën e tij 26-vjeçare derisa mjekët më pas i kontrolluan ata.