Trupi i një të rrituri përbëhet nga 50% deri 60% ujë. Ky lëng është thelbësor për shëndetin dhe është i rëndësishëm që trupi ynë të funksionojë siç duhet. Por, si duhet ta pini atë – të ftohtë apo të ngrohtë dhe cili është më i mirë?
Shumica prej nesh kanë tendencë të zgjedhin një gotë ujë të ftohtë, veçanërisht gjatë motit të nxehtë.
Por, në të vërtetë, është uji i ngrohtë që vërtetohet të jetë shumë më i dobishëm për shëndetin.
Këto janë të mirat dhe të këqijat e secilit prej tyre:
UJI I FTOHTË
Uji i ftohtë është rreth 7°C deri në 21°C. Na shijon, veçanërisht në një ditë të nxehtë vere. Ndërsa pimë një gotë ujë të ftohtë, duke shtuar pak akull në të, ndihemi të rigjallëruar.
Sidoqoftë, është zbuluar se njerëzit pësojnë shumë efekte anësore kur pinë ujë të ftohtë.
1. Mund të shqetësojë aparatin tretës
Teksa konsumoni ujë të ftohtë, enët e gjakut tkurren, gjë që pengon aftësitë tretëse. Mund të shkaktojë shqetësime në stomak, dhimbje barku dhe kapsllëk.
2. Kursen energji
Trupi juaj përdor energji shtesë për të ngrohur ujin e ftohtë në mënyrë që të krijojë temperaturën mesatare. Kjo është arsyeja pse ju nuk duhet të pini ujë me akull nëse nuk doni të ndiheni të rraskapitur dhe të paaftë për të kryer detyrat e përditshme.
3. Ngadalëson rrahjet e zemrës
Uji i ftohtë stimulon nervin vagus, i cili përbën një pjesë të rëndësishme të sistemit nervor autonom të trupit. Temperatura e ulët e ujit vepron si një stimul për nervin vagus për të ulur rrahjet e zemrës.
4. Krijon mukus në trupin tuaj
Pirja e ujit të ftohtë bën që mukoza në trupin tuaj të zgjerohet. Sistemi juaj imunitar përkeqësohet dhe ai mund të çojë në shumë rrethana të pakëndshme – nga një hundë që rrjedh deri në sëmundje të rënda.
UJI I NGROHTË
Uji i ngrohtë është 27 °C deri në 42 °C. Normalisht, ne nuk kemi prirje ta pimë në këtë mënyrë, pasi preferojmë të pimë kafe ose çaj me një temperature si kjo. Por, në të vërtetë ka shumë përfitime!
1. Detoksifikon trupin tuaj
Pirja e ujit të ngrohtë, veçanërisht në mëngjes, do t’ju ndihmojë të çlironi toksinat që mund të kontribuojnë në sëmundje të shumta. Për një efekt më të fortë, shtoni një fletë limoni: vitamina C do të ringjallë qelizat, ndërsa uji i ngrohtë do të detoksifikojë trupin.
2. Lufton dhimbjet
Uji i ngrohtë është vërtetuar se lehtëson dhimbjet e shkaktuara nga menstruacionet dhe dhimbjet e kokës. Ai rrit qarkullimin dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut.
3. Ul nivelin e stresit
Nuk është vetëm një banjë e nxehtë që mund ta largojë stresin. Provoni të pini një gotë ujë të ngrohtë kur ndiheni të stresuar. Do të ndihmojë sistemin nervor qendror të funksionojë siç duhet. Kortizoli është një nga hormonet e stresit dhe dehidratimi rrit nivelin e tij. Hidratimi ju bën më rezistent ndaj stresit.
4. Ndihmon për të humbur peshë
Uji i ngrohtë rrit temperaturën e trupit dhe teksa ai përpiqet të kompensojë ndryshimin e temperaturave, kaloritë fillojnë të digjen, këshillon Class.
5. Përmirëson qarkullimin e gjakut
Uji i ftohtë është i njohur për të mbyllur venat, ndërsa uji i ngrohtë ndihmon që gjaku të rrjedhë lirshëm. Rrjedha e shëndetshme e gjakut ndikon në shumë aspekte të trupit, nga presioni i gjakut deri tek rreziku i sëmundjes kardiovaskulare.
6. Ndihmon tretjen
Dehidratimi është një nga shkaqet më të zakonshme të konstipacionit (kapsllëkut), kështu që uji, në përgjithësi, stimulon zorrët. Uji i ngrohtë është provuar të jetë edhe më efektiv.
7. Ndalon plakjen e parakohshme
Plakja e parakohshme është një nga makthet më të këqija për gratë. Për më tepër, prania në rritje e toksinave në trupin e një gruaje mund ta bëjë këtë makth realitet. Uji i ngrohtë mund të ndihmojë trupin t’i largojë toksinat. /Telegrafi/