Xhudistët e klubit Ippon po vazhdojnë përgatitjet për Lojërat Olimpike Paris 2024 me ritëm të lartë dhe shumë angazhim.
Në ditën e fundit ata kanë pasur edhe vizitorë, ku Ujë Rugove që është edhe uji zyrtar i xhudistëve të Kosovës, ka qenë prezent në ambientet e klubit.
Ata madje kishin përgatitur edhe dhurata për sportistët.
“Sot vizituam klubin e xhudos “Ippon” në Pejë, ku ju dhuruam sportistëve maica dhe peshqirë të personalizuar”.
“Gjithashtu, kemi pasur mundësinë të ndjekim nga afër përgatitjet e xhudistëve për Lojërat Olimpike “Paris 2024″”.
“Ujë Rugove është uji zyrtar i xhudistëve të Kosovës, uji i kampionëve”, shkruhet në njoftimin e korporatës. /Telegrafi/