Tërmeti i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë, ka krijuar një situatë të rëndë ku shumë persona u lënduan dhe disa humbën jetë.
Në këtë drejtim, kompania për prodhimin e ujit të pijshëm “Ujë i Pejës”, ka bërë të ditur se “për këto momente tragjedie në Shqipëri, jemi të shqetësuar dhe të gatshëm që të ofrojmë ndihmë”.
Kështu, kjo kompani ka bërë të ditur se sapo ka nisur një kamion me ujë të pijshëm për familjet e prekura nga kjo ngjarje e rëndë.
“Uji i PEJËS shpreh ngushëllime të përzemërta për familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti dhe urojmë të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook. /Telegrafi/