Site icon Telegrafi

Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut

Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë e fshehur që natyra e ka krijuar ndër shekuj – Ujë Mokne. Nga 1800 metra lartësi mbidetare, ky burim i ujit ofron një pastërti dhe freski të pashembullt që mishëron thelbin e natyrës së paprekur. 

Pastërtia natyrale e Ujë Mokne i atribuohet udhëtimit të tij unik. Derisa shiu dhe shkrirja e bores rrjedhin poshtë maleve uji i nënshtrohet një procesi filtrimi natyror duke kaluar përmes shtresave të rërës dhe argjilës akullnajore. Ky proces ndihmon në largimin e papastërtive duke rezultuar në ujë natyrshëm të pastër dhe pa ndotje. Me një temperaturë të ujit në burim me 6 gradë celsius, uji është bakterioligjikisht i pastër me përmbajtje të balancuar të mineraleve duke ofruar një ujë me karakteristikë të butë dhe neutrale.

Përtej bjeshkëve të mrekullueshme, ndodhet një fabrikë e mahnitshme, që ka sjellë një frymë të re për zonën. Kjo fabrikë moderne është një simbol i rritjes së ekonomisë lokale dhe një udhëheqës në krijimin e mundësive të reja për komunitetin e zonës. Në këtë qendër inovative, Ujë Mokne shndërrohet në një produkt cilësor që përfaqëson bukurinë e natyrës së pasur të kësaj zone. 

Ujë Mokne si objektiv kryesor e ka ofrimin e ujit të ambalazhuar me cilësi të lartë që tani mund të gjendet në treg në forma të ndryshme si: 0.33L, 0.5L, 1L, 1.5L, si dhe format e qelqit prej 0.33L dhe 1L për preferenca të ndryshme të konsumatorëve.

Vizioni kryesor i kompanisë është ruajtja e pozicionit të saj si prodhuesi kryesor i ujit në shishe, duke ofruar cilësi dhe shërbime të jashtëzakonshme për klientët e saj. 

Perspektiva e së ardhmës është zgjerimi i kapacitetit prodhues për të përmbushur kërkesat në rritje, si brenda vendit ashtu edhe për tregjet e eksportit.  

Bashkohuni në rrugëtimin e ri që sapo nisi nga Ujë Mokne për të zgjuar të gjitha shqisat e njeriut përmes një përvoje dhe emocioni që ofron ky produkt, që është më shumë se hidratim.

Exit mobile version