Site icon Telegrafi

Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Ujë Mokne, me krenari njofton pjesëmarrjen e saj në takimin e 55-të të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër, nga 20 deri më 24 janar 2025.

Kjo ngjarje globale mbledh liderë me ndikim nga biznesi, politika dhe shoqëria civile, për të adresuar sfidat kritike globale, dhe kompania jonë ndjehet e nderuar të prezantojë përkushtimin tonë ndaj qëndrueshmërisë dhe inovacionit në këtë platformë botërore.

Me burim nga malet e pastërta të Istogut nën majën e Moknës, Ujë Mokne dallohet për pastërtinë dhe përmbajtjen e balancuar minerale.

I filtruar natyrshëm, përmes shtresave të rërës dhe argjilës akullnajore, jemi të njohur për shijen e pastër, neutrale dhe pastërtinë bakteriologjike.

Fabrika moderne e ambalazhimit të Ujë Mokne, me një sipërfaqe prej 11,500 metrash katrorë, përdorë teknologji të avancuar të filtrimit dhe ambalazhimit, duke ofruar produkte në përmasa të ndryshme, përfshirë edhe formatet ekologjike prej qelqi.

 

Pjesëmarrja e Ujë MokneWEF është në përputhje me misionin tonë për të promovuar qëndrueshmërinë mjedisore dhe sigurinë globale të ujit.

Përderisa bota përballet me sfida gjithnjë e më të mëdha në qasjen në ujë dhe degradimin mjedisor, Mokne synon të kontribuojë në mënyrë domethënëse në diskutimet mbi praktikat e qëndrueshme dhe zgjidhjet inovative për të ardhmen e ujit të pastër.

Prania gjithnjë e më e madhe ndërkombëtare e Kosovës theksohet edhe më tej me hapjen e “House of Kosova” në Davos, një hapësirë e dedikuar për të promovuar inovacionin, kulturën dhe potencialin ekonomik të vendit.

Ujë Mokne qëndron me krenari përkrah inovatorëve të tjerë kosovarë, duke përfaqësuar vizionin e avancuar të kombit dhe përkushtimin ndaj bashkëpunimit global.

Për më shumë informacione rreth Ujë Mokne dhe pjesëmarrjes tonë në Forumin Ekonomik Botëror, ju lutemi vizitoni www.houseofkosova.com | www.mokne.com ose kontaktoni në info@mokne.com.

 

 

Exit mobile version