Site icon Telegrafi

Ujë me limon: Gabimi të cilin të gjithë e bëjnë

A pini edhe ju në mëngjes ujë me limon? Shikoni a bëni gabimin vijues…

Zgjoheni, shtrydhi limonin, shtoni një gotë ujë të ngrohtë apo të ftohtë dhe e pini. Ku është gabimi këtu?

Nuk e keni përdorur lëvoren e limonit! – transmeton Telegrafi.

Receta e vërtetë thotë që, pos lëngut të limonit, duhet të përdorni edhe lëvoren e limonit, të cilën do ta bluani në blender.

Pra, tani e dini si duhet të veproni: bluani korën e limonit, një pjesë të vogël, që të përftoni një apo dy lugë të vogla, pastaj shtrydhni limonin, shtoni ujë dhe doza juaj e vitaminave të mëngjesit është gati!

Kjo është një pije mjaft e mirë për organizmin dhe duhet të praktikohet çdo ditë nga ju. Ky lloj lëngu do t’ju ndihmojë të forconi imunitetin dhe metabolizmin.

Ai gjithashtu ndihmon në pastrimin e organizmit dhe në zvogëlimin e ndjenjës së urisë. E gjitha kjo pasi pija është e pasur me vitaminë C, mjaft e domosdoshme për forcimin e organizmit dhe luftën ndaj ftohjes.

Uji me lëngun e limonit ndihmon në procesin sa më të mirë të tretjes së ushqimit dhe ju ndihmon sidomos kur keni fryrje të stomakut. Mbi të gjitha kjo pije ju ndihmon dhe në freskimin e aromës së gojës. /Telegrafi/

Exit mobile version