Siç është vënë re edhe në sfilatat e fundit, kjo tendencë është rikthyer me prepotencë. Pra natyralë, por me një trukim të pagabueshëm dhe mbi të gjitha shumë të bukur dhe veçantë.
Gjithçka duhet të shkëlqejë. Asnjë linjë drite, pra vetëm harqe. Qepallat mund të qartësohen me një laps të errët, hijet me penel për një formë më të thellë. Ndërsa për hijet tendencë janë ngjyrat drithëruese dhe të gjalla, madje mund të përdoren edhe hije të ndriçuara si stili i viteve ‘70.
OK janë edhe ngjyrat e thella dhe toni jargavan, i kuq, i bruztë, për të arritur efektet e opalta apo të ngjyrës së qumështit. Për këdo që preferon një shikim intrigues, këshillohet edhe një hije gri perle dhe një rimel i zi. /Telegrafi/