Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka komentuar shortin e Kosovës në Ligën e Kombeve.
Kosova në grup është me Ishujt Faroe, Maltën dhe Azerbejxhanin.
“Jam i kënaqur shumë, Azerbajxhani është skuadra më e fortë dhe me emër. Futbolli është i çuditshëm, kemi talent dhe do japim maksimumin dhe kjo do të jetë një eksperiencë e mirë për neve. Besoj në suksesin tonë”.
“Duhet të kemi kujdes, të jemi të organizuar dhe do mundohemi për vendin e parë”.
“Tani lojtarët kanë eksperiencë, kjo është një gjë e mirë për neve se na duhet shumë”, ka thënë Ujkani për SK.
Ndeshjet e para luhen me 6 dhe 9 shtator të vitit 2018. /Telegrafi/