Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Karriera” dhe shpalljen e fituesve të konkursit “Vangjush Gambeta” për gazetarët e ekonomisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptar (UGSH).
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ndau çmimin “Karriera”, shkrimtarit, publicistit dhe gazetarit tashmë të ndjerë Ramiz Kelmendi, si përfaqësues dhe kontribuues në shumë gjurmë për më tepër se 60 vjet në gazetarinë shqiptare dhe themelues i shkollës së parë të gazetarisë shqiptare në periudhën e pas okupimit në Kosovë.
“Ramizin e kam njohur dhe e kam pasur mik, kam kaluar shumë kohë të mirë së bashku, ai ka qenë i ri në shpirt”, tha kryeministri me rastin e ndarjes së këtij çmimi.