Telegrafi

UFO-të kishin telefon mobil para 800 vitesh!?

Ndërsa gjetja e telefonit mobil kaq të “lashtë” vështirë se mund të merret seriozisht, interneti është shokuar dhe tanimë ka një numër të teorive në lidhje me këtë fotografi që po qarkullon online.

Paranormal Crucible në YouTube pretendon se foto tregon një "produkt i cili i ngjan në një telefon mobil modern [që] thuhet se është gjetur në fillim të këtij viti nga arkeologët nga gërmimi në një qytet në shtetin austriak”.

Teoricienët e konspiracionit besojnë se pajisja ka një koleksion prej simboleve të lashta të njohura si forma pyke, që i përkasin qytetërimit sumerian të Mesopotami (Irakut modern).