Site icon Telegrafi

UFO-ja identike shihet në tri kontinente brenda dy ditësh

Në videon e xhiruar mbi qytetin Hallsville të Teksasit muajin e kaluar gruaja që e kishte xhiruar deklaroi se nuk e kishte idenë se çfarë ishte ai objekt pasi dukej se objekti rritej dhe dukej gjithnjë e më i çuditshëm.

Ajo po ashtu tha se objekti ndryshonte ngjyrën, ndërsa është interesante se karakteristika të njëjta kishte edhe objekti i xhiruar mbi qiellin e Ganës më 14 tetor të këtij viti dhe ai i xhiruar po të njëjtën ditë mbi qiellin e Bangalores në Indi.

Vetëm një ditë më parë, më 13 tetor, e njëjta dukuri ishte regjistruar edhe në qiellin e Ventotenit, një ishull i vogël në Itali. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version