Site icon Telegrafi

UFO fotografohet në Rusi

Policia lokal raportoi se ka pranuar së paku tri raporte të tilla deri më tash. Disa dëshmitarë këto drita të çuditshme kanë arritur edhe t’i fotografojnë. Banorët besojnë se një dukuri e tillë e pazakontë në qiell ka lidhje me aktivitetet e çuditshme të cilat po ndodhin në tokë, në afërsi të vendit ku janë paraqitur këta rrathë vezullues.

Në njërin prej rasteve të raportuara thuhet se UFO-ja ka djegur tokën në formë rrethi nën vete, ndërsa ky rast, sipas dëshmitarëve, nuk është i vetmi.

Me sa duket hetuesit dhe ufologët i pret një punë e vështirë për të zbuluar se çfarë po ndodhë. /Telegrafi/

Exit mobile version