Site icon Telegrafi

Uf sa nxehtë në sajë!

Gara e tretë e njerëzve lakuriqë tërhoqi sivjet 17.000 shikues të cilët erdhën për të parë garuesit derisa i jepnin sajave në të ftohtë dhe borë. 13 gra dhe 13 burra u lëshuan nëpër shtegun e gjatë 90 metra, në temperaturën minus pesë gradë celsius, ndërsa ngjarja tërhoqi shumë turistë.

Ky manifestim nga viti në vit po tërheq gjithnjë e më shumë njerëz, ndërsa është bërë i popullarizuar sidomos pasi fotografitë e vajzave gjysmëlakuriq me saja bënë xhiron e botës. /Telegrafi/

Exit mobile version