Site icon Telegrafi

Uelsiani pësoi ‘dhimbje djegëse’, pasi që gabimisht përdori leckat për pastrim si letër tualeti

Tescos iu bë thirrje për të ndërruar paketimin e leckave të tualetit të cilat mund të hidhen në guacë, pasi që një burrë gabimisht i përdori ato duke menduar se ato janë letra të thjeshta tualeti.

Leon Gleed i përdori leckat anti-bakteriale në tualetin e tij për disa ditë me radhë, dhe atij shpejt iu formua një dhimbje në të pasmet e tij, e që ai e përshkruan si një “dhimbje djegëse”.

Shoferi 29 vjeçar i kamionit thotë se e dashura e tij Sadie Williams bleu Leckat e Tualetit “Active Flushable” Tesco, në një dyqan të Tesco në jug të Uellsit muajin e shkuar, përcjell Telegrafi.

Ajo pastaj i vendosi ato afër guacës së tualetit, ku ishte vend perfekt për t’i përdorur ato për pastrimin e guacës, ku pikërisht Leon e bëri gabimin e tij duke menduar se ato janë letra normale.

Disa ditë dhe disa “vizita” në tualet më vonë, atij iu kishte formuar një skuqje e keqe.

Pasi e kontrolloi paketimin dhe e kuptoi gabimin e tij, ai ia rrëfeu të gjitha Sadie-t e cila shpërtheu në të qeshura. /Telegrafi/

Exit mobile version