Uelsi është vendi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që do të ndalojë pirjen e duhanit edhe në ambientet e hapura publike.
Ky vend do të zgjeroj listën me hapësirat ku ndalohet pirja e duhanit siç janë ambientet e hapura në afërsi të spitaleve, shkollave dhe kopshteve për fëmijë, ndërsa ky ligj pritet të hyjë në fuqi në verën e vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Kjo lëvizje e qeverisë së Uelsit do të vazhdojë të mbrojë “jo duhanpirësit nga duhanpirësit e kategorisë së dytë”, me shpresën se do të jenë të sigurt fëmijët dhe të rinjtë.
Ministri i Shëndetësisë, Vaughan Gething, ka deklaruar se është krenar që Ëalesi do të jetë në ballë të vendeve të Mbretërisë së Bashkuar që do të zvogëlojnë konsumin e cigares. /Telegrafi/