Site icon Telegrafi

Uellsianët përdorin pelena të ricikluara për asfaltimin e rrugëve

Në Uells është asfaltuar një autostradë, duke përdorur një përzierje që janë pjesë e riciklimit të pelenave të fëmijëve.

Fjala është për autostradën A487 në Lianarth, që u asfaltua duke përdorur pelena të asfaltuara të shkrira në një përzierje me asfalt, transmeton Telegrafi.

Projekti është realizuar me ndihmën e prindërve, që pelenat i kanë lënë në disa kova të veçanta. Këto pelena janë mbledhur dhe transportuar nga një kompani lokale ku janë përdorur dhe ricikluar, e rezultati është një sasi e madhe e peletit të plastikës që është i gatshëm sërish për përdorim.

Dihet që plastika e shkrirë është shumë ngjitëse, pas përbërja kimike është e ngjashme me bitumonin që vepron njëjtë kur ngrohet.

Përzierja e peletit të plastikë me katran të nxehtë sjell materialin adekuat për asfaltimin e rrugëve, e në këtë rast përdoret më pak bitumen.

Uellsianët në vit përdorin 140 milionë pelena, e ato do të mund të përdoreshin edhe për avancimin e infrastrukturës rrugore në tërë botën. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version