UEFA ka publikuar tashmë shumë detaje në lidhje me organizimin dhe mbarëvajtjen e Kampionatit Evropian Euro 2020.
Shorti për turneun përfundimtar të UEFA EURO 2020 zhvillohet në ROMEXPO në Bukuresht të shtunën më 30 Nëntor, duke filluar nga ora 18:00.
UEFA tashmë ka publikuar vazot dhe grupet e mundshme që kombëtaren evropiane mund të bien, pasi tashmë shumica nga to kanë siguruar kualifikimin.
Ëndrra për të qenë në Euro 2020 nuk është shuar as për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila në mars e kërkon kualifikimin nga Liga e Kombeve, ku në gjysmëfinale takohet me Maqedoninë e Veriut, ndërsa në finale me njërën mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.
Në rast se Dardanët arrijnë ta prenë biletën për Kampionatin Evropian, atëherë ata do të gjenden në Grupin C ose Grupin F.
Në grupin C tashmë dihet se Holanda dhe Ukraina do të rreshtohen, ndërsa përveç Kosovës, në këtë grup mund të bie edhe njëra nga: Portugalia, Turqia, Austria, Suedia dhe Çekia.
Ndeshjet e grupit C do të zhvillohet në dy qytete: Amsterdam dhe Bukuresht.
Në grupin F deri më tani gjendet vetëm Gjermania, ndërsa përveç Kosovës grupin mund t’i bashkohet edhe dy nga këto kombëtare: Franca, Polonia, Zvicra, Kroacia, Portugalia, Turqia, Austria, Suedia dhe Çekia.
Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohet në qytetin e Munichut dhe atë të Budapestit. /Telegrafi/