UEFA ka njoftuar se do të lejojë përdorimin e zëvendësuesit të katërt gjatë kohës shtesë në turnet verore duke përfshirë Kampionatin U-21.
Ky është eksperimenti i fundit që synon përmirësimin dhe modernizimin e lojës pas teknologjisë së vijës së golit dhe VAR (video si gjyqtarë ndihmës).
Trupi drejtues i Futbollit njoftoi se lejimi i një zëvendësuesi të katërt të lejuar në kohë shtesë do të shtrihet në Kampionatin Evropian të femrave dhe Championship U-19, plus turnetë e meshkujve për U-21 dhe U-19, përcjell Telegrafi.
Zëvendësimi i katërt ishte testuar tashmë në Kupën e Botës të Klubeve në dhjetor, ku Alvaro Morata ishte futbollist i katërt i cili erdhi nga stolit për Real Madridin.
Kupa FA dhe Kupa Skoceze gjithashtu eksperimentuan këtë sistem të katër zëvendësimeve. /Telegrafi/