Site icon Telegrafi

UEFA vendos për tifozët në ndeshjen Legia – Real Madrid

Skuadra polake është dënuar nga UEFA, për shkak të sjelljeve të këqija të tifozëve vendas.

Ndeshja mes Legias së Varshavës dhe Real Madridit, e përcaktuar të luhet më 2 nëntor, do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, pas dënimit të shqiptuar nga UEFA, në drejtim të klubit polak.

Në duelin që Legia e kishte zhvilluar me Borussia Dortmundin, tifozët vendas kanë ndezur fishekzjarre, kanë hedhur sende të forta në fushë, si dhe kanë pasur sjellje raciste dhe të gjitha këto kanë ndikuar që klubi të dënohet për ndeshjen e radhës.

Përkundër apelit të kampionëve të Polonisë, UEFA nuk ka hequr dorë nga vendimi i marrë kohë më parë.

“Apelimi i Legias së Varshavës është refuzuar. Kësisoj, vendimi i marrë më 28 shtator mbetet në fuqi”.

“Komiteti i Disiplinës dhe Etikës, ka urdhëruar Legian e Varshavës, që ndeshjen e ardhshme ta zhvillojë me dyer të mbyllura. Klubi është dënuar edhe me 80.000 euro”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Exit mobile version