Telegrafi

UEFA vendos Kosovën edhe zyrtarisht në listë me shtetet tjera antare në faqen zyrtare (Foto)

24 ditë pas pranimit, UEFA në faqen zyrtare të saj ka vendosur Kosovën si anëtare të plotë, në mesin e anëtarëve të tjerë të kësaj shtëpie të madhe të futbollit.

Kosova u bë anëtare e UEFA-s më 3 maj, duke marrë 28 vota, aq sa duheshin në Kongresin e mbajtur në kryeqytetin hungarez, në Budapest.

Tani Kosova gjendet në mesin e 55 federatave anëtare të UEFA-s, në faqen zyrtare të kësaj të fundit. Një gjë të tillë FIFA e pati bërë menjëherë pas pranimit në Kongresin e Meksikës, shkruan Indeksonline.

Vlen të ceket se Kosova është duke pritur nga UEFA tani që të vendoset në njërin nga grupet kualifikuese për botërorin e Rusisë, si dhe lejimin e skuadrave kosovare për të garuar në garat evropiane. /Telegrafi/