UEFA ka shtrënguar rregullat për të ndaluar shtetet që nuk e njohin Kosovën të refuzojnë të presin në shtëpi Përfaqësuesen e Kosovës.
Kosova është pjesë e kualifikimeve për Euro 2020, dhe mund të kualifikohet edhe përmes Ligës së Kombeve ku ka arritur në mesin e katër më të mirëve në Ligën D.
Nëse Kosova kualifikohet në Euro 2020, katër nga 11 shtetet që organizojnë Evropianin janë shtete që s’e njohin Kosovën – Azerbajxhani, Rumania, Rusia e Spanja, shkruan AP.
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, ka thënë se ekipet që luajnë me Kosovën duhet ta presin në shtëpinë e tyre.
“Obligohen të gjitha ekipet që të pranojnë të luajnë kundër kombëtares së Kosovës ose klubeve të saja siç hedhet shorti, qoftë në territorin e vet ose në atë të Kosovës”.
Një rast që detyroi UEFA-n të ndërmerrte masa të reja ishte ai me Ukrainën, që pati luajtur në Poloni ndeshjen me Kosovën në kualifikimet për Botërorin 2018, pasi s’e njeh Kosovën si shtet.