Site icon Telegrafi

UEFA vazhdon të kërkojë që kampionatet të zhvillohen, por hap rrugë edhe për mbyllje të parakohshme në ‘raste të veçanta’

UEFA sot zhvilloi një takim me 55 shoqatat e saj anëtare për të diskutuar mbi ‘opsionet e kalendarit’ dhe përfundimin e sezonit 2019-20, por kësaj radhe duke i hapur derë  “rasteve të veçanta”, që mund ta mbyllin më herët kampionatin.

Sporti është mbyllur tash e një muaj për shkak të pandemisë COVID-19 dhe planet janë që të rikthehen.

Ideja mbetet e njëjtë dhe e njohur tashmë, pasi UEFA dëshiron që të gjitha ligat vendase të mbyllen, pastaj të zhvillohet Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës në gusht.

“UEFA sot u takua me 55 shoqatat e saj anëtare përmes videokonferencës dhe prezantoi një përditësim të opsioneve të shqyrtuara nga të dyja grupet e punës që u krijuan në mes të marsit,” lexohet një deklaratë.

“Janë prezantuar një shumëllojshmëri e opsioneve kalendarike që kanë të bëjnë me ndeshjet e kombëtareve, po ashtu edhe ato të klubeve”.

“Financimi i Shoqatave Kombëtare përmes programit Hat Trick të UEFA-s u diskutua gjithashtu, ku  UEFA e ka konfirmuar angazhimin e saj për të përmbushur pagesat për shoqatat anëtare ashtu siç ishte planifikuar”.

“Është dhënë një rekomandim i fortë për të përfunduar garat vendase të kategorisë elitare dhe kupave, por disa raste speciale do të dëgjohen, pasi të jenë hartuar udhëzime në lidhje me pjesëmarrjen në garat evropiane – në rast të ndonjë kampionati të anuluar”.

“Çdo vendim mbi temat e përmendura më lartë do të shpallet pas mbledhjes Komitetit Ekzekutiv të UEFA të enjten”, shkruhet në njoftim.

Për herë të parë, UEFA ka hapur derën për ‘raste të veçanta’, ku do të lejohet të mbyllet kampionati.

Pra nuk ëhstë e prerë dhe i ka ndalur këcnimet sic bëri disa ditë më parë me Superligën e Belgjikës, që dëshironin ta mbyllnin më herët. /Telegrafi/

Exit mobile version