Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë eliminatore për Kampionatin Evropian “Euro 2020” kundër Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja fillon nga ora 20:45 dhe ka shumë interesim, ku të gjitha biletat janë shitur për kohë rekord.
Ndërkaq, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA është më se e interesuar që kjo ndeshje të shkojë mirë dhe me gola.
Përmes një postimi në, Twitter, UEFA ka shpërndarë një video të super-talentit kosovar, Milot Rashica.
UEFA ka shpërndarë videon e golit fenomenal të Rashicës përballë Maltës në fitoren 5-0 vitin e kaluar në Ligën e Kombeve.
#MondayMotivation à la Milot #Rashica 🎯🇽🇰 #KOSBUL @kosovanfooty @FFK_KS @werderbremen pic.twitter.com/fCMp1FTGp6
— UEFA.com DE (@UEFAcom_de) March 25, 2019
“Motivimi i së hënës nga Milot Rashica”, ka shkruar UEFA në Twitter, duke kujtuar se sot na pret ndeshja Kosovë-Bullgari. /Telegrafi/