Site icon Telegrafi

UEFA trondit përfaqësuesen: Nuk mund të luani në Kosovë

UEFA e ka shokuar Përfaqësuesen e Kosovës. Në fakt, shtëpia e futbollit evropian e ka njoftuar Federatën e Futbollit të Kosovës se Përfaqësuesja duhet ta gjejë një stadium alternativ, pasi Kosova nuk mund t’i zhvillojë ndeshjet në Mitrovicë për shkaqe sigurie deri në një vendim tjetër, ndërsa stadiumi i Prishtinës mbetet i vetmi opsion për vitin e ardhshëm, nëse i plotëson kriteret e kategorisë së katërt të UEFA-s për stadiume, shkruan Zëri.

Andaj, opsion për zhvillimin e përkohshëm të ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës mbetet ndonjëri nga stadiumet në Shqipëri.

Elbasan Arena tash e sa kohë po flitet se do të jetë arena e Kosovës në kualifikime.

Pa dyshim se edhe aty do të ndihej Kosova si në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version