Telegrafi

UEFA thotë se gjyqtari Deniz Aytekin ka dështuar në paraqitjen e tij në rikthimin historik të Barcelonës ndaj PSG në vitin 2017

UEFA ka bërë të ditur se gjyqtari Deniz Aytekin ka dështuar në paraqitjen e tij në rikthimin e Barcelonës ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.

Rikthimi historik ndoshi kur katalunasit kishin humbur ndeshjen e parë 4-0 në Parkun e Princave, derisa në Camp Nou kishin fituar 6-1 me disa vendime që cilësohen si kontroverse.

Onze Mondial raporton se Komiteti i Disiplinës së UEFA-s ka bërë të ditur se gjyqtari turk kishte dështuar të përmbush detyrën e tij më 8 mars të vitit 2017, duke marrë disa vendime të gabuara në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou.

PSG kishte bërë disa ankesa në drejtim të referimit të Aytekin, derisa tri vite më vonë UEFA ka bërë të ditur se ai kishte gabuar në disa raste.

Ende nuk është bërë e ditur se përse janë dashur tri vite që të merret një vendim i tillë, derisa Barcelona kishte humbur ndaj Juventusit në çerekfinale.

Katalunasit kishin eliminuar edhe Chelsea në vitin 2009 me disa vendime kontroverse të gjyqtarit Ovrebo, e deri më tani asnjë lojtar i Barcelonës nuk është deklaruar për këto raste. /Telegrafi/