Site icon Telegrafi

UEFA: Të gjitha masat e sigurisë janë marrë për finalen e Ligës së Evropës

Nesër (e mërkurë) luhet finalja e Ligës së Evropës mes Manchester Unitedit dhe Ajaxit.

Organizimet e mëdha janë gjithmonë cak i sulmeve terroriste, siç ishte ai në Manchester Arena në koncertin e Ariana Grandes, ku u lënduan mbi 50 njerëz, ndërsa 22 tashmë kanë vdekur.

Pas këtij sulmi UEFA ka dal me një deklaratë, ku ka thënë:

“UEFA është e shokuar nga sulmi i mbrëmshëm në Mançester. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e atyre që janë prekur nga sulmi. Aktualisht nuk ka informata specifike të inteligjentes të cilat sugjerojnë që ndonjë nga aktivitet e finales së Ligës së Evropës në Stokholm mund të jetë cak i sulmeve. UEFA është duke punuar nga afër me autoritet lokale dhe Federatën e Futbollit të Suedisë për tashmë disa muaj, ndërsa rreziku për sulme terroriste është marrë në konsideratë që nga fillimi i projektit. Për më tepër, një numër i masave shtesë janë zbatuar pas sulmit në Stokholm prillin e kaluar. Për shkaqe të aranzhimeve të rrepta të sigurisë, UEFA i këshillon fansat që të vijnë më herë në stadium pasi do të ketë kontrolle të detajuara në hyrje të stadiumit”, deklaron UEFA. /Telegrafi/

Exit mobile version