UEFA ka konfirmuar se Superkupa e Evropës më 24 Shtator në Budapest mund të jetë një provë për rikthimin e tifozëve në stadium pas mbylljes nga COVID-19, por ekziston mundësia që ndeshja të zhvendoset në një vend neutral.
Praktikisht të gjitha ndeshjes janë luajtur pas dyerve të mbyllura që nga fillimi i marsit, kur pandemia filloi të përhapet me të vërtetë në Evropë.
Ndërsa masat e bllokimit u lehtësuan në shkallë të ndryshme në vende të ndryshme, UEFA mbajti një video-konferencë me të gjithë 55 Sekretarët e Përgjithshëm të federatave të saj anëtare për të ‘diskutuar kthimin e mundshëm gradual të tifozëve në ndeshjet e UEFA-s’.
“UEFA përmendi që do të ishte shumë herët të lejohen tifozët në ndeshjet e ardhshme të garave të ekipeve kombëtare të UEFA-s që do të luhen në fillim të shtatorit dhe se ndeshja test duhet të zhvillohet për të studiuar saktësisht ndikimin e spektatorëve në protokollet aktuale mjekësore”.
“UEFA sugjeroi të përdoret Superkupa e UEFA-s, e cila do të luhet më 24 shtator në Budapest, si një ndeshje test për të cilën mund të lejohet një numër i kufizuar i spektatorëve”, ka njoftuar UEFA.
UEFA today met with all 55 of its member associations to discuss in particular the potential gradual return of fans to UEFA matches.
The outcome of today’s discussions will be presented to the #UEFAExCo in the coming days for decisions to be taken.
Find out more: 👇
— UEFA (@UEFA) August 19, 2020
Kjo ndeshje zhvillohet midis fituesve të trofeut të Ligës së Kampionëve dhe fituesve të trofeut të dytë ekipor, Ligës së Evropës.
UEFA ndryshe ka konfirmuar se ndeshja mund të zhvillohet edhe në ndonjë vend tjetër neutral varësisht nga kushtet mjekësore. /Telegrafi/