Site icon Telegrafi

UEFA shpall Edon Zhegrovën si lojtarin më të mirë të ndeshjes: Lille 1-0 Real Madrid

Edon Zhegrova ishte njeriu i ndeshjes në përballjen që Lille e fitoi 1-0 përballë Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Që nga starti i ndeshjes, ylli i Kosovës ishte një kërcënim për Los Blancos.

Zhegrova këtë e dëshmoi edhe në minutën e 45+3-të kur fitoi penallti.

Ishte një gjuajtje e lirë për skuadrën franceze, ndërsa përgjegjësinë e mori Edoni.

Nga goditja e tij, topi u ndal nga dora e Edouardo Camavingas, me çka edhe u akordua 11 metërsh nga VAR-i.

Foto: uefa.com/prsc

Nga aty, Jonathan David u tregua i saktë për të shënuar golin e vetëm të takimit, për t’i siguruar Lilles tri pikë.

Për paraqitjen e tij, UEFA e ka vlerësuar si lojtarin e ndeshjes, me 82 për qind pasimeve të sakta, 33.5 km/h shpejtësia e arritur gjatë ndeshjes, ndërsa vrapoi 11.7 kilometra. /Telegrafi/

Exit mobile version