UEFA edhe zyrtarisht ka konfirmuar se dy skuadra kosovare do të marrin pjesë edicionin e ardhshëm në garat ndërkombëtare.
Skuadra kampione do të jetë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, ndërkohë që fituesi i Kupës në atë për Ligën e Evropës.
UEFA ka krijuar një ekip që vlerëson se cilat shtete mund të mos dëshirojnë të luajnë me Kosovën dhe ka theksuar se një nga to është padyshim Serbia.
“Ne gjithmonë duhet të marrim masa për të parandaluar përplasje të mundshme”, ka thënë udhëheqësi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm Theodore Theodoridis. “Një nga to është Serbia, por kemi çështje tjera ku mund të ketë probleme”.
UEFA më parë kishte ka marrë masa të ngjashme edhe për Spanjën dhe Gjibraltarin, Rusinë dhe Gjeorgjinë, Azerbajxhanin dhe Armeninë, skuadrat e të cilëve nuk u përballën mes tyre.
Ndërkohë, UEFA gjithashtu ka bërë të ditur se vendimi se në cilin grup do të jetë Kosova do të merret brenda 10 ditësh. /Telegrafi/