Telegrafi

UEFA: Ronaldo, Tosun, Sancho apo Valon Berisha, kush ishte më i miri?

Valon Berisha (Foto: FFK-Kosova)

Edhe pse humbi mbrëmë 5-3 ndaj Anglisë në kualifikimet për Euro 2020, e gjithë Evropa është duke folur për Kosovën.

Përfaqësuesja e jonë arriti që t’i shënonte tri gola ‘Tre Luanëve’ e që kishte kaluar një kohë e gjatë që asnjë skuadër nuk kishte arritur ta bënte këtë.

Valon Berisha shkëlqeu mbrëmë ndaj Anglisë, duke shënuar dy gola në tri tentime, e që UEFA e ka futur në listë me disa lojtarë të mrekullueshëm.

Përfaqësuesja e Kosovës (Foto: FFK-Kosova)

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka bërë një listë se kush e kishte paraqitje më të mirë, derisa aty janë edhe Cristiano Ronldo, Cenk Tosun dhe Jadon Sancho.

Lexo po ashtu Valon Berisha: Anglia ka lojtarët më të mirë në botë, në pjesën e dytë zhvilluam lojën tonë

Talenti i Anglisë i shënoi Kosovës dy gola në dy tentime, derisa Tosun kishte nëntë tentime, por shënoi vetëm një herë.

Ylli portugez e kishte një natë të magjishme mbrëmë ndaj Lituanisë, pasi shënoi katër gola në po aq gjuajtje. /Telegrafi/