UEFA ka refuzuar planin e Milanit për një marrëveshje vullnetare për parametrat e Fair Playt Financiar, raportojnë La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport.
Rossonerët kishin prezantuar një plan ku shihej stabilizimi ekonomik i klubit për vitet e ardhshme, me të cilin u shpresua të bindej UEFA që të heqë dorë nga sanksionet.
Edhe pse një vendim final pritet të premtën, edhe La Gazzetta dello Sport edhe Il Corriere dello Sport pohojnë se UEFA tashmë ka refuzuar propozimin si jo fizibil.
Kjo do të thotë se Milani me shumë gjasë do të dënohet dhe do të ketë kufizime për aktivitetin e transferimeve, e në rastin më ekstrem t’i ndalohet pjesëmarrja në garat evropiane.
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin tha muaj më parë se ai ishte i brengosur me planin e prezantuar për FFP-në nga gjigantët e Serie A.
Kjo do të vë presion të mëtutjeshëm në pronarin Yonghong Li, në mesin e raportimeve tjera për një blerje të klubit nga miliarderi Faëaz Alhokair.
Milani është goditur nga rezultatet negative këtë sezon dhe një mos kualifikim në Ligën e Kampionëve këtë sezon penalizon të ardhmen e klubit Rossoner. /Telegrafi/