Site icon Telegrafi

UEFA pyet se kush do të shënojë sonte – Rashica në mesin e yjeve si Ronaldo, Mbappe e Kane

Kosova sonte do të përballet me Republikën Çeke në një ndeshje vendimtare për kualifikimet në Euro 2020.

Çekia ka 12 pikë, ndërsa Kosova 11 dhe fitorja në këtë ndeshje vlen shumë.

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur që të startojë me rreshtimin 4-2-3-1.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Pjesë e mesfushorëve sulmues është Milot Rashica, për të cilin UEFA ka pyetur se a do të shënojë sonte.

Me të janë edhe emra si Harry Kane, Cristiano Ronaldo, Burak Yılmaz dhe  Kylian Mbappé.

Lojtari ynë ka fituar respekt në futbollin evropian fal paraqitjeve me Ëerder Bremen dhe Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version