UEFA ka publikuar formacionin zyrtar me lojtarët që kishin paraqitjet më të mira për vitin 2020.
Shtëpia e futbollit evropian ka përpiluar një skemë me 4-2-3-1, e që aty janë shumë yje.
Nuk kishin se si të mungonin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por Robert Lewandowski është përzgjedhur si më i miri.
3⃣ debutants make the 2020 #TeamOfTheYear
1⃣5⃣ appearances for Cristiano RonaldoAll you need to know about this year's XI 👇
— UEFA.com (@UEFAcom) January 20, 2021
Argjentinasi dhe portugezi dominojnë me përzgjedhjen e tyre ndër vite, e që aty ka edhe disa lojtarë që janë futu për herë të parë.
Në portë gjendet Manuel Neuer, derisa mbrojtja përbëhet nga Joshuia Kimmich, Sergio Ramos, Virgil van Dijk dhe Alphonso Davies.
Në mesfushën defanzive gjenden Kevin de Bruyne dhe hiago Alcantara, e para tyre vendosen treshja, Neymar, Messi e Ronaldo.
I vetëm bë sulm është Robert Lewandowski që në vitin e kaluar ka arritur të fitojë çdo çmim të mundshëm, përveç Topit të Artë që u anulua shkaku i pandemisë me coronavirus. /Telegrafi/
🚨It's here!🚨
𝗬𝗼𝘂𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟬 𝗨𝗘𝗙𝗔.𝐜𝐨𝐦 𝐅𝐚𝐧𝐬' 𝗠𝗲𝗻'𝘀 #𝗧𝗲𝗮𝗺𝗢𝗳𝗧𝗵𝗲𝗬𝗲𝗮𝗿!
🎉🙌Read more on the chosen XI here⬇️
Who is going to have an even better 2021? 🔮
— UEFA (@UEFA) January 20, 2021