Bayern Munich ka arritur të triumfojë edhe në ndeshjen e dytë ndaj Besiktas me rezultat 1-3.
Pas 180 minutave lojë mes dy skuadrave, kampionët aktual të Gjermanisë kanë kaluar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 8-1.
E në ndeshjen e dytë ishte atmosferë e jashtëzakonshme në Stamboll nga tifozët vendas.
Por në minutën e 51-të të ndeshjes në fushë u fut një mysafir i paftuar që ishte një mace.
Kjo bëri që ndeshja të ndërpritet për dy minuta derisa macja u largua nga fusha.
Me tu futur macja në fushë tifozët duke qeshur dhe duke e duartrokitur atë.
E futja e maces në fushë ka bërë që UEFA të hap procedurë disiplinore ndaj klubit turk.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë e vlerëson si lëshim në organizim këtë gjë dhe pritet dënimi i Besiktasit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=7NNdxwIbcoI