Manchester United ishte në ankth pasi ndeshja kthyese e Ligës së Evropës ndaj Liverpoolit ishte caktuar në një orar të papërshtatshëm.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA kishte caktuar që ndeshja kthyese mes United dhe Liverpool të luhej me fillim nga ora 19:00 gjë që nuk i kishte pëlqyer ‘Djajve të Kuq’.
United ka bërë kërkesë në UEFA për ta shtyrë orarin me fillim nga ora 21:05 për shkak të tifozëve që të jenë në numër më të madh në ‘Old Traford’.
Kjo kërkesë e ‘Djajve të Kuq’, është marrë parasysh nga drejtuesit e UEFA-së që i kanë plotësuar dëshirën skuadrës së Van Gaalit, dhe ashtu si ndeshja e parë edhe ajo e dyta do të zhvillohet nga ora 21:05. /Telegrafi/