Site icon Telegrafi

UEFA po e ndryshon rregullin e zëvendësimeve para finales Tottenham – Liverpool

Liverpool vs Barcelona (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

UEFA edhe një herë dëshiron t’i bëjë disa ndryshime në rregulloren e Ligës së kampionëve, që mund të hyjnë në fuqi qysh në finalen në mes të Tottenhamit dhe Liverpoolit që zhvillohet më 1 qershor në Madrid.

Me ndryshimet që do të ndodhin që nga prekja me dore dhe penalltitë në sezonin e ri, ka disa zëra që bëjnë të ditur se ndryshime mund të ketë edhe në zëvendësimet e lojtarëve gjatë ndeshjes.

Sa zëvendësime mund t’i bëni në një ndeshje të Ligës së Kampionëve?

Tottenham Hotspur (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Zyrtarë të UEFA-s janë duke punuar që gjërat në një ndeshje të kompeticionit më të madh në Evropë për klube të bëhet më e thjeshtë dhe më e qartë edhe për tifozët.

Shtëpia e futbollit evropian dëshiron t’i ndryshojë disa rregulla si loja me dorë, muri i gjallë, loja e qëllimshme për ta humbur kohën apo edhe numri i kartonëve.

UEFA po mendon që ta ndryshojë rregullin e zëvendësimeve, duke i lejuar një skuadre katër zëvendësime gjatë kohës së rregullt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Zëvendësimet që do të kryen nga skuadrat, lojtari më nuk ka të drejt të humbet kohën duke shkuar në qendrën  fushës për tu larguar, por në vijën anësore që e ka më afër. /Telegrafi/

Exit mobile version