Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur ta aprovojë kërkesën e Prokurorisë e cila kishte kërkuar që kryetari i FFK-së, Agim Ademi të dërgohet në arrest shtëpiak për 30 ditë.
Për këtë ka dhënë qëndrimin e saj edhe shtëpia më të madhe të futbollit evropian, UEFA-s.
Ata në një përgjigje, kanë thënë shkurt se janë duke e monitoruar situatën dhe janë në kontakt me Federatën e Futbolli të Kosovës.
“UEFA po monitoron situatën dhe është kontakt me Federatën e Futbollit të Kosovës. Ne nuk kemi koment të mëtutjeshëm në këtë fazë”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s për RTV Dukagjinin.
Agim Ademi po dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorim i besimit’ si dhe ‘Shamgnie nga tatimi’, duke keqpërdorur buxhetin e Federatës së Futbollit të Kosovës. /Telegrafi/