Site icon Telegrafi

UEFA paraqet skuadrën e sezonit 2020/21 në Ligën e Kampionëve

UEFA ka paraqitur skuadrën e sezonit 2020/21 pas përfundimit të Ligës së Kampionëve.

Finalja e këtij edicioni u zhvillua mes dy skuadrave angleze si, Manchester City dhe Chelsea në Estadio Do Dragao në Portugali.

The Blues mposhtën 1-0 Citizens me golin e shënuar nga Kai Havertz në minutën e 42-të të shtunën e 29 majit.

Lexo po ashtu Formacionin me më të mirët e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21 - vetëm një lojtar i Chelseat

Me përfundimin e garës, UEFA ka publikuar skuadrën e plotë për edicionin 2020/21:

Portierë: Thibaut Courtois, Ederson Moares, Edouard Mendy.

Mbrojtës: Cesar Azpilicueta, Ruben Dias, Marquinhos, Antonio Rudiger, Ben Chilwell, David Alaba.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Mesfushorë: Jroginho, Mason Mount, N’Golo Kante, Kevin de Bruyne, Ilkay Gundogan, Luka Modric, Sergio Oliveira, Phil Foden.

Sulmuesit: Erling Haaland, Kylian Mbappe, Robert Lewandowski, Karim Benzema, Neymar, Lionel Messi. /Telegrafi/

Exit mobile version