Site icon Telegrafi

UEFA nuk e përjashton mundësinë që Kosova të përballet me Serbinë, BeH dhe Rusinë në Euro 2020

UEFA nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kosova të përballet me Serbinë, Bosnje Hercegovinën ose Rusinë gjata fazave pas grupeve në Euro 2020.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk arriti kualifikimin në Euro 2020 me anë të eliminatoreve, por ka ende shpresë për të siguruar një vend.

Dardanët këtë mund të bëjnë me anë të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale do të ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, ndërsa në rast fitoreje në finale takohet me njërën mes Bjellorusisë ose Gjeorgjisë.

Lexo po ashtu FIFA publikon renditjen e re - Kosova bie për një pozitë

Edhe Serbia ka pasur fatin e ngjashëm sikurse Kosova, duke dështuar të kualifikohet përmes fazës së grupeve kualifikuese. Por, tani Serbia do të garojë në Ligën C të ‘Play-off’, ku nëse triumfon kundër Norvegjisë dhe pastaj ndaj Skocisë ose Izraelit, e siguron një vend në EURO 2020.

Vendimet e më hershme të UEFA-s kishin ndalur përplasjen mes vendin tonë dhe Serbisë, Bosnje Hercegovinës dhe Rusisë, por tani kanë sqaruar se kjo vlen vetëm për fazën e grupeve.

Lexo po ashtu UEFA zbulon dy grupet e vetme ku Kosova mund të radhitet në Euro 2020

Më poshtë keni njoftimin e UEFA-s në lidhje me përballjet e mundshme të Kosovës me këto shtete:

Për shkak të vendimeve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të vlefshëm në kohën e shortit, skuadrat e mëposhtme nuk mund të tërhiqen së bashku në fazën e grupeve:

Bosnje-Hercegovina/Kosova*

Serbia/Kosova*

Rusia/Kosova*

Këto përplasje nuk mund të ndodhin gjatë fazës së grupeve, sepse Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia janë të gjitha në ‘play-off’.

Kosova është pjesë e ‘play-off’ në Ligën D dhe është caktuar që të luajë në Grupin C ose F në rast se arrin kualifikimin.

Të gjitha kufizimet zbatohen vetëm në fazën e grupit. Prandaj nuk mund të përjashtohet që skuadrat e lartpërmendura të takohen gjatë fazave të mëvonshme të turneut.

/Telegrafi/

Exit mobile version