UEFA ka hapur procedurën disiplinore ndaj Shqipërisë dhe Rumanisë pas incidenteve në ndeshjen e së dielës në Euro 2016 në Lyon.
Rumania përballet me dënim pas hedhjes së fishekzjarrëve dhe objekteve të ndryshme nga tifozët, ndërsa Shqipëria rrezikon dënimin për shkak se disa tifozë kuqezi u futën në fushë.
Me akuzat ndaj Shqipërisë dhe Rumanisë shkon në tetë numri i pjesëmarrësve ndaj të cilave janë hapur procedura disiplinore, transmeton koha.net.
Të dielën, Shqipëria fitoi 1 me 0 duke kaluar në pozitën e tretë dhe duke shtuar gjasat për kualifikim tutje.