Telegrafi

UEFA ngrit në qiell Xherdan Shaqirin: Lojtari më i shkathët në Ligën e Kombeve?

LEICESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 11: Xherdan Shaqiri of Switzerland look on during the International Friendly match between England and Switzerland on September 11, 2018 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një ndeshje perfekte për Përfaqësuesen e Zvicrës.

‘Helvetikët’ ishin duke pësuar 0-2 humbje nga Belgjika në shtëpi, ndërsa arritën një rikthim sensacional duke triumfuar në fund 5-2.

Ndër lojtarët më meritor për këtë sukses të Zvicrës të cilët kaluan në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në Grupin A, ishte Xherdan Shaqiri me dy asistime.

Lexo po ashtu Statistikat fantastike të Shaqirit ndaj Belgjikës

E në momentin e shënimit të golit të pestë, pasimi i Xherdanit tek Mbabu me thembër ishte magjik.

Kjo ka bërë që faqja zyrtare e kampionatit evropian ‘2020 UEFA Euro 2020’, të publikoj këtë video.

UEFA e ka ngritur në qiell Xherdanin duke i pyetur tifozët e futbollit nëse ishte lojtari më i shkathët në Ligën e Kombeve.

Edhe pse shumica e komentuesve ishin shqiptarë, kishte edhe nga kombësitë tjera që pajtoheshin që Shaiqiri ka qenë lojtari më i shkathët në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

n