Site icon Telegrafi

UEFA mohon krijimin e Ligës Ballkanike

Ka ditë që po raportohet rreth iniciativës për krijimin e në lige rajonale ose, si supozohet se do të quhet Jugoliga.

Por, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë Federata Evropiane e Futbollit, e cila ka mohuar krijimin e Ligës Ballkanike.

Lexo po ashtu Fillon gara rajonale për të rinjtë: Kosova dhe Shqipëria mbetet jashtë ligës!

Në këtë të fundit ishte paraparë të marrin pjesë ekipet prej Kroacisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Bosnje- Hercegovinës, Serbisë, Maqedonisë, Hungarisë, por jo edhe Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton Telegrafi.

Shtëpia e futbollit evropian, në një letër zyrtare, mohoi se ishte arritur ndonjë marrëveshje për themelimin e ligës.

” Të gjitha raportimet rreth krijimit të një lige të Ballkanit nën kujdesin tonë janë të pavërteta. UEFA nuk ka miratuar ndonjë vendim për organizimin e ngjarjeve të tilla”, shkruan në letrën e UEFA-s drejtuar mediave kroate.

Lexo po ashtu Kreu i UEFA-s mohon ligë rajonale me ekipe të ish-Jugosllavisë

”Çdo ide e tillë, UEFA do të marrë parasysh vetëm nëse iniciativat vijnë nga federatat kombëtare”, thuhet në deklaratën zyrtare të UEFA-s.

Exit mobile version