UEFA ka marrë një vendim në lidhje me dënimin e mundshëm të Declan Rice pas incidentit që ndodhi pas fitores së Anglisë me Sllovakinë.
Anglia dhuroi një tjetër paraqitje zhgënjyese në ndeshjen e fazës e 1/8 së fianles ndaj Sllovakisë të dielën.
Ekipi i Gareth Southgate ishte vetëm dy minuta larg eliminimit, por Jude Bellingham dhuroi një super gol në mënyrë akrobatike për të barazuar rezultatin në minutën e pestë të kohës shtesë.
Harry Kane më pas shënoi në kohën shtesë dhe Anglia fitoi me rezultat 2-1, ndonëse situata u tensionua pas përfundimit të takimit.
Declan Rice u përplas me përzgjedhësin e Sllovakisë, Francesco Calzona, dhe u desh që bashkëlojtarët e tij Ivan Toney, Ezri Konsa dhe Aaron Ramsdale të përkujdeseshin që situata të mos eskalonte.
Trajneri italian iu drejtua gjyqtarëve të ndeshjes rreth kohës së humbur nga lojtarët e Anglisë, para se të shtyjë Ricen kur më pas ylli i Arsenalit u konfrontua me të.
Kishte frikë se Rice mund të përballet me një suspendim pas këtij incidenti, potencialisht duke humbur ndeshjen ndaj Zvicrës në çerekfinale të shtunën.
Fatmirësisht për Rice, UEFA ka vendosur të mos e dënojë atë pas fitores dramatike ndaj Sllovakisë.
Trupi gjykues i UEFA-s e rishikoi raportin e gjyqtarit të ndeshjes dhe vendosi që të hap masa disiplinore ndaj “Tre Luanëve” për ndezjen e fishekzjarreve./Telegrafi/