Telegrafi

UEFA merr vendim për ‘çështjen Negreira’, pranon përkohësisht Barcelonën në Evropë

Organi i Apelit i UEFA-s ka marrë vendimin për licencimin e Barcelonës për garat e klubeve për sezonin 2023/24, por vetëm përkohësisht.

Barcelona ka pasur probleme nëse do lejohet të luaj këtë sezon në garat evropiane, pas problemeve të mëdha financiare, por më shumë në lidhje me ‘çështjen Negreira’

Megjithatë, organi i Apelit i UEFA-s ka marrë vendimin për pranimin e Barcelonës në garat e klubeve të UEFA-s për sezonin 2023/24, por nuk përjashtohen sanksionet në të ardhmen.

– Procedurat në lidhje me pranimin e FC Barcelona në garat e klubeve të UEFA-s 2023/2024 janë pezulluar dhe mund të rifillojnë, ex officio, ose me kërkesë të Inspektorëve të Etikës dhe Disiplinës (EDI) përgjegjës për çështjen.

– FC Barcelona pranohet përkohësisht të marrë pjesë në garat e klubeve të UEFA-s 2023/2024. Një vendim i ardhshëm për pranimin/përjashtimin nga garat e klubeve të UEFA-s është i rezervuar.

– FC Barcelona ka detyrimin të mbajë në mënyrë proaktive EDI-të të informuar për ecurinë e hetimeve në vazhdim dhe t’u sigurojë EDI-ve të gjitha dokumentet dhe informacionin që ata kërkojnë.

– EDI-të përgjegjëse për çështjen ftohen të vazhdojnë dhe të finalizojnë hetimin e tyre dhe të dorëzojnë një raport të ri në Organin e Apelimit të UEFA-s nëse dhe kur ata konsiderojnë se pranimi/përjashtimi i FC Barcelona duhet të vlerësohet.

/Telegrafi/