Në mes të krizës së coronavirusit, UEFA po përgatitet të miratojë formatin ‘final four’ në sezonin e Ligës së Kampionëve dhe atë të Ligës së Evropës.
Mes krizës së vazhdueshme të përhapjes së madhe të pandemisë coronavirus, UEFA po përgatitet të vendos për formatin ‘final four’ si një mënyrë për të përfunduar këtë sezon të dy garave më të mëdha ekipore evropiane.
Sipas planit të hartuar nga organi drejtues i futbollit evropian, gjysmëfinalja dhe finalja e secilit turne do të garohej në një qytet të vetëm për një periudhë katër-ditore, të gjitha në format me një ndeshje këmbë.
Gazeta spanjolle AS shton se Stambolli dhe Gdansk, tashmë janë zgjedhur si vendet që do të organizonin garat e Ligës së Kampionëve, përkatësisht Ligës së Evropës, duke qenë dy qytetet pritëse për dy ngjarjet.
Drejtori i garave të UEFA-s, Giorgio Marchetti, është vendosur të paraqesë propozimin tek përfaqësuesit e 55 shoqatave anëtare të organizatës kur ata të zhvillojnë një video-konferencë të martën, përpara se ta vendosin atë në votim.
UEFA considers #UCL and #UEL 'final four'https://t.co/FrylFJ2xDT
— AS USA (@English_AS) March 15, 2020
Tani për tani, përparësia më e ngutshme e UEFA-s është përmbyllja e fazave të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës, pasi të dyja u pezulluan këtë javë pas gjendjes alarmante në vendet evropiane me coronavirus.
E teta e fundit gjithashtu ka të ngjarë të luhen në formatin e një ndeshjeje, qoftë në një vend neutral ose me një short ku do të takoheshin dy çerekfinalistë në mes vete.
Në atë kohë duke luajtur gjysmëfinalen dhe finalen brenda hapësirës së katër ditëve, datat do të çliroheshin për të lejuar ligat vendase të pezulluara të Evropës të përfundonin sezonet e tyre.
Plani do të përqendrojë gjithashtu lëvizjen e tifozëve të futbollit në dy qytete, në vend se t’i shohë ata të udhëtojnë rreth e rreth kontinentit. /Telegrafi/