Telegrafi

UEFA letër federatave anëtare: Deri më 25 maj plani të jetë gati

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin, u ka dërguar një letër të 55 federatave anëtare, duke kërkuar që deri më 25 maj të kenë gati planifikimin për rifillimin e kampionateve kombëtare, përfshirë datën dhe formatin.

Shumë kampionate nuk do të zhvillohen më si ai n Francë, Belgjikë dhe Holandë, Ligue, pasi qeveria ndaloi futbollin deri më 1 shtator në dy nga këto tri vende.

“Shoqatat dhe ose ligat kombëtare duhet të jenë në gjendje të komunikojnë me UEFA-n deri më 25 maj 2020, për rifillimin e planifikuar të garave të tyre vendase përfshirë datën e rifillimit dhe formatin përkatës”.

“Në rast se një kampionat vendos të përfundojë sezonin para kohe për arsye legjitime, UEFA do të kërkojë shpjegime deri më 25 maj të vitit 2020 për rrethanat e veçanta që justifikojnë ndërprerjen e tillë të parakohshme dhe të zgjedhin klubet për garat evropiane për sezonin 2020/2021 në bazë të meritës sportive në garat vendase 2019/2020”, thuhet në letrën e UEFA-s.

Qëllimi është që garat vendase të përfundojnë deri më 2 gusht, duke rezervuar pjesën tjetër të muajit për të kompletuar Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. /Telegrafi/