Gjatë ditës së djeshme (e diel) kishte qarkulluar një letër, ku thuhej se Agim Ademi është pezulluar nga ushtrimi i çdo aktiviteti që ndërlidhet me futbollin në vitin 2020.
Telegrafi i ka shkruar dje (e diel), sektorit për media në UEFA, ku ka marr përgjigje lidhje me këtë çështje.
Sipas tyre ai vendim është marrë më 20 gusht 2020 nga Organi për Kontroll, Etik dhe Disiplinë (CEDB), por që pastaj nga i njëjti organ është anuluar.
“Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s (CEDB) mori një vendim më 20 gusht 2020 për këtë çështje (ashtu siç është raportuar)”.
“Ju lutemi, megjithatë, të keni parasysh se ky vendim i CEDB-së nuk ka efekt ligjor, pasi u anulua më pas me një vendim të mëtejshëm të CEDB-së”, thuhet në përgjigjen e kthyer nga UEFA për Telegrafin.
Ky vendim ishte marr, pasi që Agim Ademi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, duke e vërtetuar dënimin e dhënë nga gjykata e shkallës së pare që e kishte shqiptuar ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.
Por vendimi i marr ishte anuluar, duke e quar gjykimin në pikën zero, nga fillimi, për çka edhe UEFA e kishte larguar dënimin e shqiptuar për Ademin.
Më 2 mars, FFK-ja i shpalli zgjedhjet e reja për kryetar të cilat do të mbahen më 6 prill.
Ka pasur pretendime për shkelje të Statutit të FFK-së, ku sipas ‘opozitës’ së FFK-së është shkeluar afati pasi duhet të thirret dy muaj më herët. /Telegrafi/