Telegrafi

UEFA konfirmon: Kosova anëtare e 55-të e jona (Foto)

Federata Evropiane e Futbollit ka konfirmuar pranimin e Kosovës.

Edhe përmes rrjetit social Twitter, UEFA ka shkruar se shteti kosovar është bërë anëtari i 55-të i UEFA-s.

“Federata e Futbollit të Kosovës është bërë anëtarja e 55-të e asociacionit”, shkruan UEFA në llogarinë zyrtare të Twitterit.

Kujtojmë se me 28 vota por, 24 kundër dhe dy abstenime, Kosova është bërë anëtari më i ri i UEFA-s në kongresin e Budapestit të Hungarisë. /Telegrafi/