Në faksimilen e famshme të UEFA-së, veç informacioneve se skuadra e Skënderbeut ka trukuar ndeshje, më në detaj janë përmendur edhe emra konkretë.
Veç grupit administrativ të skuadrës, përmenden edhe emra lojtarësh si pjesë e skandalit.
UEFA thotë se ish- kapiteni Blendi Shkëmbi dhe kapiteni aktual, Orges Shehi, kanë marrë pjesë në fiksimin e rezultateve të ndeshjeve.
Ende nuk bëhet e ditur se çfarë mase do të merren për futbollistët, por me siguri nuk do ta kenë të lehtë ta kalojnë këtë mesele.
Kujtojmë që Shkëmbi e ka lanë futbollin e luajtur pikërisht këtë vit, ndërkohë që Shehi vazhdon të luajë për Skënderbeun.